Detaje te tjera kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndohur ditën e sotme ku i riu Amaros Deda, humbi jetën pasditen e sotme në Lezhë.

Mësohet se 32-vjecari është qëlluar me plumb në kokë pas një debati në familje.

Ngjarja e rëndë ndodhi në verandën e banesës së tyre në Shenkollë të Lezhës.

32-vjeçari u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore por nuk arriti të mbijetojë. Sipas uniformave blu dyshohet se babai i dy fëmijë është vetëvrarë.

Sipas korespondentit të “Panorama”, pritet që të këqyren kamerat e sigurisë së banesës për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.

Ndërkohë në pamjet e siguruar nga Panorama.al, shihet momenti kur nëna e Amaros Deda e shtrirë në tokë qan pas humbjes së të birit.

Artikulli paraprakVLLAZNIA PRET BILETËN PËR NË GJYSMËFINALE, NDESHJA MBYLLET 1-0 KUNDËR FLAMURTARIT
Artikulli tjetërULEN NDJESHËM TË INFEKTUARIT ME COVID NË SHQIPËRI, JA RASTET E REJA TË SHËNUARA NË 24 ORË