Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar mbrëmjen e sotme familjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha, që u qëllua për vdekje nga patrulla e skuadrës “Shqiponja”, pasi refuzoi të ndalonte dhe kanosi efektivët.

Basha ka ngushëlluar familjen e të riut, që sipas tij pas kesaj tragjedie po kalon momente të vështira.

Gjate ngushëllimit në familjen Rasha, mësohet se kryetari demokrat e ka dënuar ashpër vrasjen e të riut, duke kërkuar “vënien para përgjegjësisë jo vetëm të atyre që kanë qëlluar mbi të, por mbi të gjithë strukturën drejtuese të policisë dhe kryeministrit, që arrogancën dhe brutalitetin e tij e ka injektuar në çdo hallkë të zinxhirit shtetëror”.

Basha i ka shprehur ngushëllimet e thella familjes Rasha për humbjen e pazëvendësueshme të djalit të tyre.

Artikulli paraprakDOSJA E SHULLAZIT DHE LUL BERISHËS, PARALAJMËRON AMBASADORJA KIM: SPAK KA MARRË NJË RAST TË MADH TË KRIMIT, S’DO TË JETË I FUNDIT!
Artikulli tjetërPRESIDENTI META: INTEGRIMI EUROPIAN I SHQIPËRISË NË 30 VITE S’ËSHTË VONUAR ASNJË SEKONDË NGA UNË!