Një fëmijë 2-vjeç ka mbetur i plagosur, pasi u rrëzua në një kend lojrash në ambjentet e një kompleksi pushimi në zonen turistike të Shëngjinit.Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes të së mërkures dhe i mituri u dërgua nga vetë familjaret në Spitalin Rajonal të Lezhës.Por duke parë frakturat e shumta që kishte pësuar, pas ndihmes së parë mjekësore nga bluzat e bardha në Lezhë, u transpotua me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ngë ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve, fatmiresisht jashtë rrezikut për jeten.Ndërkohë policia nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti ku mbeti i dëmtuar fëmija 2-vjeçar, i cili kishte ardhur me familjen për pushime në zonen turistike të Shëngjinit.

Artikulli paraprakPRITET TË NIS SHTRIMI I TROTUARIT NË SHIROKË
Artikulli tjetërSIGURIA USHQIMORE SHQETËSIM PËR QYTETARËT