Policia ka vënë në pranga pas 4 muajsh kërkime të riun Emiljano Sinanin. Ai akuzohet për shpërdarje droge ku dhe nga kontrolli në banesë u zbulua një sasi droge. “Më datë 11.09.2017, u kapën ne flagrancë dhe u arrestuan shtetasit J.F. dhe D. Sh., si dhe u shpall në kërkim shtetasi i mësipërm si bashkëpuntorë të shpërndarjes së lëndëve narkotike, pasi në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, pranë një shkolle, gjatë kontrollit të ushtruar, dy shtetasëve të arrestuar iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Heroinë”. -njofton policia.

Njoftimi i plotë

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshur urdhër arresti Nr. 1745 /2017, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkpunim” të llojit Heroinë dhe Cannabis Sattiva” , ku me datë 15.12.2017, pas hetimit intensiv dhe të mirëorganizuar nga shërbimet e Policisë është bërë e mundur arrestimi i shtetasit të lartpërmendur, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesen e këtij shtetasi ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale: – Një dozë e dyshuar si lënde narkotike e lllojit “Heroine”, 22 tableta të dyshuara “Metodan”, një sasi e vogël Cannabis Sativa, një sasi e konsiderueshme vlerë monetetare, 1 mjet tip ” Ford” dhe një aparat celularë markës ” Blackberry”.

Më datë 11.09.2017, u kapën ne flagrancë dhe u arrestuan shtetasit J.F. dhe D. Sh., si dhe u shpall në kërkim shtetasi i mësipërm si bashkëpuntorë të shpërndarjes së lëndëve narkotike, pasi në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, pranë një shkolle, gjatë kontrollit të ushtruar, dy shtetasëve të arrestuar iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Heroinë” Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakPOLICIA – BIZNESEVE: VENDOSNI KAMERAT E SIGURISË DERI MË 28 DHJETOR OSE DO TË GJOBITENI
Artikulli tjetërVLLAZNIA-KAMZA, RIBAJ KALON SHKODRANËT NË AVANTAZH