Meta është gjobitur me 265 milionë euro nga mbikëqyrësi irlandez i të dhënave pas publikimit të të dhënave të më shumë se 500 milionë përdoruesve në internet. Komisioni për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC) tha se Meta kishte shkelur dy nene të ligjeve të BE-së për mbrojtjen e të dhënave pasi detajet e përdoruesve të “Facebook” nga e gjithë bota u fshinë nga profilet publike në 2018 dhe 2019.

Pas një hakerimi vitin e shkuar, në internet u shfaqën të dhënat e përdoruesve ndaj DPC-ja mori nën hetim ngjarjen. DPC-ja është përgjegjëse për marrëdhënien e Meta-s në BE. Përveç gjobës Meta mori dhe një kritikë dhe duket se kjo nuk është hera e parë. Dënimi e çon shumën totale të gjobave të vendosura në afro 1 miliard euro që nga shtatori i vitit të kaluar.

Në shtator Meta u gjobit me 405 milionë euro për lejimin e adoleshentëve të krijonin llogari në “Instagram” që shfaqnin publikisht numrat e tyre të telefonit dhe adresat e email-it, ndërsa në mars mbikëqyrësi gjobiti Metën me 17 milionë euro për shkelje të mëtejshme të GDPR dhe në shtator të vitit të kaluar gjobiti WhatsApp-in e Metës me 225 milionë euro mbi “. shkelje të rënda” dhe “serioze” të GDPR.