Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku ka humbur jetën një 22-vjeçar, ndërsa ka mbetur i plagosur daja i tij.

Mësohet se shkak është bërë shpërthimi i një granate, teksa dy personat, dajë e nip, ishin duke ndërhyrë në tubacionet e ujësjellësit. Granata, e cila ka shpërthyer, mësohet se ndodhej në avllinë e banesës së tyre.

Fillimisht dajë e nip kanë mbetur të plagosur rëndë, dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet, por 22-vjeçari Endi Guce, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Ndërkohë, në gjendje të rëndë ndodhet daja i Endrit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Artikulli paraprakSHPËRTHEN ERKAND QERIMAJ: GËNJESHTAR, DO TË PADIS PËR SHPIFJE
Artikulli tjetërSHKODRANI PYET RAMËN PËR DËMSHPËRBLIMET, JA SI U PËRGJIGJ KRYEMINISTRI