Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka mbështetur futbollistin shqiptar Elseid Hysajn i cili u sulmua nga ultrasit fanatikë të Lazios pasi këndoi këngën ‘’Bella Ciao’’.

Ultrasit e etiketuan Hysajn si një ‘krimb’ kurse ekipin e Lazios si ‘fashist’, por Sassoli e cilëson banderolën e ultrasve të turpshme.

Ai thotë se këto shenja intolerance nuk duhet të kenë vend në botën e sportit apo diku tjetër.Për më tepër, politikani Italian kujton se vetëm pak ditë më parë Italia fitoi Euro 2020 dheështë për të ardhur keq thotë ai, që atmosfera festive prishet nga shfaqje të tilla.

“Solidariteti im me futbollistin shqiptar të Lazio, Elseid Hysaj, i sulmuar nga ultrasit fanatikë, i quajtur ‘krimb’ në një banderolë të turpshme vetëm pse këndoi ‘Bella Ciao’ gjatë prezantimit në ekipin e ri. Kohët e fundit jemi mburrur me triumfin e bukur italian në Europian, ndaj është për të ardhur keq që ta prishim këtë atmosferë festive me shfaqje të intolerancës, që nuk duhet të kenë kurrë shtetësi në botën e sportit ose diku tjetër”.- shkruan Sassoli.