Paul Pogba ka rrëzuar lajmet dhe thashethemet se ai është dorëhequr nga kombëtarja franceze pasi Presidenti Macron i shpalli luftë ekstremizmit islamik.

Lajmi mori shkas nga një lajm i medias britanike ‘The Sun’, por Pogba ka reaguar ashpër duke e cilësuar si një lajm 100% të pavërtetë.

Pogba thotë se feja e tij është ajo e dashurisë dhe paqes, dhe ajo duhet respektuar, por nga ana tjetër dënon çdo lloj dhune e terrori.

Gjithashtu ai siguron se kurrë nuk e ka thënë që do të tërhiqet nga kombëtarja franceze teksa paralajmëron se do të ndërrmarë masa ligjore kundër botuesve të lajmeve.

Franca kohët e fundit është përfshirë nga një situatë e tensionuar me në mes ekstremizmin islamik që nga një anë i mori jetën një mësuesi Samuel Patty që nxori karikatura satirike për Profetin Muhamed, teksa politika franceze ka reaguar ashpër duke premtuar se do e luftojë.

STATUSI NGA PAUL POGBA

Kështu që Sun e bëri përsëri … absolutisht 100% lajme të pabazuara për mua po qarkullojnë, duke deklaruar gjëra që nuk i kam thënë dhe menduar kurrë. Unë jam i tmerruar, i zemëruar, i tronditur dhe i frustruar disa burime “media” më përdorin për të bërë tituj totalisht të rremë në temën e ndjeshme të ngjarjeve aktuale Franceze dhe duke shtuar fenë time dhe Ekipin Kombëtar Francez në tenxhere. Unë jam kundër çdo forme terrori dhe dhune. Feja ime është feja e paqes dhe dashurisë dhe duhet të respektohet. Fatkeqësisht, disa njerëz të shtypit nuk veprojnë me përgjegjësi kur shkruajnë lajmet, duke abuzuar me lirinë e tyre të shtypit, duke mos verifikuar nëse ato që shkruajnë / riprodhojnë janë të vërteta, duke krijuar një zinxhir thashethemesh pa u kujdesur që ndikon në jetën e njerëzve dhe jetën time. Unë jam duke marrë masa ligjore kundër botuesve dhe shpërndarësve të këtyre 100% Fake Neës. Me një thirrje të shpejtë drejtuar Sun, i cili normalisht nuk mund të interesohej më pak: disa nga ju djemtë ndoshta shkuan në shkollë dhe do të kujtojnë se si mësuesi juaj tha që të kontrolloni gjithmonë burimet tuaja, mos shkruani pa u siguruar. Por hej, duket se e bëtë përsëri dhe me një temë shumë serioze këtë herë, turp për ju!

#fakenews #AllezLesBleus

@ekuipedefrance