Tërheqja nga gara për kreun e Bashkisë Lezhë në zgjedhjet e 14-majit ka qenë një vendim politik me vlera euroatlantike.Kështu shprehet Sander Marku i cili vendosi të mos jetë pjesë e gares për zgjedhjet vendore, por ftoj qytetaret që të votojnë Partinë Demokratike, pasi lista e kësaj force politike në Këshillin Bashkiak është dinjitoze me njerez me integritet të lartë profesional dhe moral.

Partia Demokratike në Lezhë do ta përqëndrojë fushaten vetem tek Këshilli Bashkiak dhe nuk do të mbështese kandidatin e kualicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili garon me siglen e Partisë së Lirisë të Ilir Metes thotë Marku.

Bashkia Lezhë do të ketë dy kandidat në zgjedhjet vendore të 14-majit Pjerin Ndreun e Partisë Socialiste dhe Pashk Gjonin e kualicionit “Bashkë Fitojmë”.

 

Artikulli paraprakDITA BOTËRORE E BUZËQESHJES NË LEZHË
Artikulli tjetër“AT PJETËR MESHKALLA” HAP DYERT PËR NXËNËSIT E PRINDËRIT