Këtë mbrëmje në orën 20:00 janë ndezur qirinj tek Kryeministria si Homazh për 7 vjeçaren që humbi jetën si pasojë e krimit shtetëror në Plazhet e Vdekjes.
Gjithashtu qytetaret janë, shprehur se duhet të bëhen bashkë për të kërkuar dorëheqjen e ministrit Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nanos dhe ministres Kumbaro.
Reagimi:
Tek Kryeministria pas ngjarjes makabre te kryer nga një punonjës me detyra te larta në Policinë e Shtetit, i cili vrau me skaf një vajzë 7 vjeçe ne breg të detit.
Të kerkojme dhe tregojme se kush është përgjegjësi dhe te kerkojme ne dritën e qirinjve, me nje buqete lulesh, me nje mesazh ne nje cope leter, pak dinjitet per veten, se e pafajshmja u largua….
Të kërkojme shkarkimin ose…
Dorëheqje e Ministrit te Brendshëm zotit Bledi Çuçi
Dorëheqje e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano
Dorëheqje e Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.
Ngushellime familjes Avdia për humbjen e dritës së tyre, zoti ju dhëntë forcë për të kaluar këtë dhimbje që ka tronditur thellë çdo bashkombas. Zoti qoftë me ju, e shpirti i engjëllit tuaj u prehtë qiell!