
Edison Oruqi, është gjetur i mbytur në ujrat e lumit të Shales, në Koman. Kanë qënë familjaret të cilet kanë kryer kontrolle gjatë paradites se sotme dhe kanë berë të mundur gjetjen e trupit të pajetë. Ata kerkojnë ndihmen e policise dhe polumbareve per nxjerrjen e kufomes nga uji sepse e kanë të pamundur per shkak të rrjedhes se ujit.
Babai i 3 femijeve u zhduk në menyre misterioze, paraditen e se shtunës. Ai ishte duke punuar në një bujtine atje. Dyshohet se personi qe e kishte marrë në punë viktimen, pas punet, e kishte lënë Edisonin në një sipërfaqe me rere dhe jo në destinacion sepse aty nuk arrinte varka.