Kanë rinisur mëngjesin e sotëm kërkimet për të riun, që humbi një ditë më parë në ‘Shpellën e Pëllumbasit’, në Tiranë. 20-vjeçari Xhorxho Seferi ra nga lartësia teksa po ecte mbi shkëmbinj, së bashku me 21-vjeçarin Fabio Dukagjini.

Prej mëngjesit të ditës së sotme vijojnë kërkimet për gjetjen e të riut që u zhduk dje në ‘Shpellën e Pëllumbasit’. 20-vjeçari Xhorxho Seferi ra nga lartësia së bashku me 21-vjeçarin Fabio Dukagjini, i cili fatmirësisht u nxor dhe është në gjendje të mirë.

Ndërkohë, 20-vjeçarin dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit. Ekipet e polumbarëve kanë vijuar kërkimet në lumin e Erzenit për të gjetur trupin e 20-vjeçarit, por deri tani nuk ka asnjë rezultat.

Kërkimet nga polumbarët kanë vijuar në gjatësinë e lumit, deri në grykën e Skuranës në një terren shumë të vështirë. Gjithashtu, sipas policisë është devijuar një pjesë e lumit me qëllim uljen e nivelit, pasi rrjedha është shumë e fuqishme dhe terreni është shumë shkëmbor e shumë i thepisur.

Krahas kërkimeve nga polumbarët e RENEA-s, një grup punonjësish police të Stacionit të Policisë Farkë, kanë vijuar krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët.

Gjatë kërkimeve nga Polumbarët e RENEA-s, ka qenë i pranishëm edhe vëllai i shtetasit që dyshohet i mbytur.

Fabio Dukagjini, shoku i Xhorxho Seferit që humbi dje, është marrë sot nga policia në pyetje, ndërsa është shprehur se 20-vjeçari u hodh në lumë për t’u larë, ndërsa e mori rrjedha e ujit.

“Nuk e shpëtova dot, ai u hodh në lumë për t’u larë, por e mori rrjedha e lumit dhe nuk e pashë më”mesohet te kete thene i mbijetuari Fabio Dukagjini.

Dy të rinjtë ranë dje nga lartësia në ‘Shpellën e Pëllumbasit’, Fabio Dukagjini shpëtoi, por shoku i tij është zhdukur. Dukagjini tha se Xhorxho Seferi u hodh për t’u larë.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË AUTOSTRADËN TIRANË-DURRËS
Artikulli tjetër14 TËRMETE TRONDISIN JUGUN E VENDIT, PANIK TE BANORËT