
Një jave para Pashkëve besimtarët e krishterë janë ngjitur në malin e Taraboshit në ritualin e “Udhës së Kryqit” që simbolizon vuajtjet e Jezu Krishtit. Përmes 14 ndalesave, besimtarët katolikë kujtojnë vuajtjet gjatë një viti dhe se si duhet të përballen.
Dhjetra besimtarë ishin pjesë e këtij rituali që mbahet prej shumë vitesh në malin e Taraboshit. Udha e Kryqit” simbolizon udhën e dhimbshme dhe të mundimeve të Krishtit, i cili duke mbartur kryqin e tij mbi supe shkoi deri te kryqëzimi për ta shpëtuar njerëzimin nga mëkatet.