
Përballë një bote të trazuar për shkak të luftërave, të cilat kanë sjellë pasoja ekonomike edhe në vendin tonë, kleri katolik organizoi “Udhën e Kryqit” në Laç.Ritualit fetar, i cili u drejtua nga Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj, iu bashkuan dhjetëra besimtarë, te cilet drejt kishes se “Shna Ndout”, ku përmes 14 ndalesave u përkujtuan mundimet e Jezu Krishtit.
Duke iu referuar rritjes së çmimeve, në mesazhin e tij, Arqipeshkvi Arjan Dodaj kërkoi që të mos abuzohet me të mirat që Zoti na ka besuar, pasi sipas tij te gjithe jemi kalimtar ne kete jete.
Arqipeshkvi Dodaj u ndal edhe te situata e vështirë që po kalon Shqipëria, duke theksuar fenomenin e shpopullimit masiv për shkak të humbjes së shpresës.Ai u shpreh se fjalët dhe faktet nuk po prekin më askënd dhe se e vetmja shpresë mbetet te Zoti, të cilit i drejtoi lutjet e tij.
Pas “Udhës së Kryqit”, Arqipeshkvi Arjan Dodaj mbajti një meshë të shenjtë pranë Kishës së Shna Ndout, ku morën pjesë qindra besimtarë.






