Këtë të shtunë, u mbajt rituali i përvitshëm i “Udhës së Kryqit”, nga fshati i Paqes deri në malin e Taraboshit, në prag të festës së Pashkëve. Dhjetëra besimtarë katolikë morën pjesë në këtë rit simbolik, duke ndjekur 14 ndalesat që përkujtojnë vuajtjet e Jezu Krishtit drejt kryqëzimit. Ipeshkvi i Shkodrës, Imzot Giovanni Peragine ndau një mesazh të fortë për familjen, duke theksuar vështirësitë me të cilat përballen sot shumë prindër. Ai u ndal te problemet ekonomike, mungesa e dialogut dhe ndarjet familjare, që sipas tij po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.
“Udha e Kryqit” mbetet një ritual i rëndësishëm shpirtëror që përcjell mesazhe reflektimi dhe shprese, në prag të festës së Pashkëve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, ZHVILLIMET NGA RENDI GJATË 24 ORËVE
Artikulli tjetërKADASTRA RAPORTON NË KËSHILLIN BASHKIAK LEZHË