Koreja e Veriut ka mbështetur publikisht Moskën për pushtimin e saj në Ukrainë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un i dërgoi një mesazh urimi Presidentit Vladimir Putin për festën e Ditës së Fitores së Rusisë, duke shprehur “solidaritetin e vendosur” të vendit të tij me Moskën, sipas raportimit të agjencisë së lajmeve koreano-veriore KCNA.

“Shtri solidaritet të fortë për kauzën e popullit rus për të çrrënjosur kërcënimin politik dhe ushtarak dhe shantazhin nga forcat armiqësore”, thuhej në letrën e Kim Jong-un, dërguar Putinit më 9 maj.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut gjithashtu shprehte besimin se marrëdhëniet strategjike dhe tradicionale të miqësisë midis dy vendeve do të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme.

Koreja e Veriut ka theksuar kohët e fundit lidhjet e saj të ngushta me Rusinë dhe ka mbështetur publikisht Moskën për pushtimin e saj në Ukrainë.

Në shkurt, ajo fajësoi për konfliktin në Ukrainë “politikën hegjemoniste” të Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit.

Artikulli paraprak‘SEKRET’ HAP FESTIVALIN E MADH MUZIKOR, SOT GJYSMË FINALJA E 1 E ‘EUROVIZIONIT’ NË ITALI
Artikulli tjetërJAPONIA: SANKSIONE TË REJA KUNDËR RUSISË