Partia Demokratike dhe Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet akuzojnë kryeministrin Edi Rama se shpërdoron 100 mijë euro të shqiptarëve për udhëtim me ‘charter persona’ apo avionin Air Albania për udhëtim weekendi në Paris.

Bardhi thotë se Rama pa asnjë shpjegim e njoftim zyrtar shpenzon lekët e shqiptarëve duke përdorur Air Albania vetëm për vete ndërkohë që shumë shqiptarë presin të riatdhesohen.

Ai thotë se mosha dhe zullumet po e plakin Ramën që po braktiset çdo ditë nga qytetarët. Nga ana tjetër PDIU akuzon se Rama në ditët më të zeza të shqiptarëve dhe kur u kërkon qytetarëve të mos përdorin automjete largohet me avionin ”Air Albania” ndërkohë që dhjetra shqiptarë presin të riatdhesohen po me atë avion.

 

Artikulli paraprakDROGË NGA VLORA DREJT SHKODRËS, KATËR TË ARRESTUAR
Artikulli tjetër”AVIONI VETËM PËR PUNË”, PD I PËRGJIGJET QEVERISË: RAMA S’MUND TË FSHIHET, TË TREGOJË PSE UDHËTOI ME CHARTER PRIVAT NË PARIS