Myftinia Shkodër organizoi në xhaminë e Parrucës një aktivitet fetaro – kulturor me rastin e Natës së Bekuar të Israsë dhe Miraxhit të titulluar “Udhëtimi që ndryshoi botën”. Të ftuara në këtë takim ishin 3 teologe të cilat ndanë njohuritë e tyre mbi këtë ngjarje të rëndësishme.

Nata e Israsë dhe Miraxhit shënohet këtë vit, të dielën e 26 janarit. Aktiviteti u përmbyll me një reflektim të përbashkët mbi domethënien e kësaj nate për besimtarët dhe fuqinë e saj për të përforcuar lidhjen me Zotin.

Artikulli paraprakM.MADHE, ULET NUMRI I PERSONAVE TË VAKSINUAR
Artikulli tjetërVOLEJ FEMRA, VLLAZNIA ELIMINOHET NGA KUPA