Një ditë pasi u zbulua se kishte udhëtuar me ish–Ministrin Saimir Tahiri me Audin A8, në kohën kur ky automjet përdorej nga Habilajt, ish–zëvendësministrja e Brendshme, Elona Gjebrea ka reaguar për këtë çështje.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, ajo tha se ndihet e qetë dhe se është e gatshme të shkojë në prokurori në çdo moment. “Unë do të shkoj në prokurori dhe do të përgjigjem për çdo gjë. Nuk kam qenë dhe jam e gatshme të shkoj në prokurori”, tha Gjebrea. Ajo kërkoi nga gazetarët që të mos bëjnë lojën e ‘kazanit’.

“Në radhë të parë përdorni etikën dhe mos vazhdoni lojën e kazanit. Të manipuloni të përdorni shpifje”.

Të enjten, burime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda bënë të ditur  se Elona Gjebrea ka udhëtuar me këtë makinë në Gusht të vitit 2014. . Deputetja e Partisë Socialiste, pritet të pyetet nga Prokuroria për këtë episod që e lidh atë me makinën e ish–Ministrit.

Artikulli paraprakGJIMNAZI “28 NËNTORI” MBUSH 95-VJET
Artikulli tjetërPOLICIA JEP DETAJE PËR GRABITJEN NË KIR