UEFA e ka marrë shumë seriozisht dhe e ka vlerësuar së tepërmi përballjen mes Hungarisë dhe Shqipërisë. Kjo përballje do të përcaktojë jo pak sa i përket vendit të dytë në kualifikueset e Botërorit. Për këtë arsye UEFA ka caktuar një arbitër që gjykon në nivelet më të larta.

Bëhet fjalë për spanjollin 45-vjeçar, Carlos Del Cerro Grande. Ky i fundit vendos drejtësi në La Liga, ndërsa së fundmi kishte detyrën e vështirë për të gjykuar super sfidën mes PSG dhe Manchester City në “Champions League”.

Artikulli paraprakHUMB KONTROLLIN E MJETIT DHE DEL NGA RRUGA, PËR PASOJË DËMTOHEN TRE PERSONA, MES TYRE NJË 30-VJEÇARE
Artikulli tjetërSHKODËR, SHOQËRIA CIVILE LAJMËRON PROTESTË PËR RRITJEN E ÇMIMEVE