UEFA është bindur totalisht nga aftësia e sistemit VAR dhe ka vendosur ta inkuadrojë në thuajse të gjitha kompeticionet e mëdha futbollistike në Evropë.

Së fundmi, me pëlqimin e FIFA-s, UEFA ka vendosur që të fusë sistemin VAR dhe në ndeshjet kualifikuese të Botërorit Katar 2022 që do të zhvillohen në shtator, duke bërë një hap më tej në futboll.

Kështu, më 5 shtator, kur Kombëtarja shqiptare do të luajë kundër Hungarisë, për herë të parë do të aplikohet në vendin tonë sistemi VAR. Në “Air Albania” janë instaluar të gjitha pajisjet e nevojshme dhe pas dritës jeshile të UEFA-s, do të aplikohet edhe në futbollin shqiptar.

Në Europian sistemi VAR ishte pothuajse perfekt duke pasur një përqindje shumë të vogël gabimi dhe mesa duket e ardhmja e futbollit do të jetë teknologjia.

Artikulli paraprakA I DRUHET TRADHTISË NGA KRYETARI I PD? BERISHA BESON TE BASHA: I ËSHTË PËRGJIGJUR KËRKESËS SË ZNJ.KIM, E FALENDEROJ DHE PËRGËZOJ. AMBASADORJA PO SILLET SI GUVERNATORE
Artikulli tjetërZJARRET, VATRA NË VAU DEJËS MË E RREZIKSHMJA