
RENDITJA E FIFA-S, KOMBËTARJA NGJITET NË VENDIN E 57, FITON 18 PIKË NË PRILL. Kur do, UEFA di të vendosë drejtësi ashtu sikur duhet. Komisioni i Disiplinës në qeverinë e futbollit Europian i ka dhënë fitoren 0-3 në tavolinë Rusisë
pas incidenteve që u regjistruan në ndeshjen në Mal të Zi, e cila u ndërpre dy herë. Gjithashtu UEFA ka dënuar Malin e Zi me 50 mijë Euro, 2 ndeshje pa tifozë për shkak të sjelljeve, teksa do të jetë në monitorim në 2 vitet e ardhshme për sjelljen, ndërsa Rusia u gjobit me 25 mijë Euro. Po çfarë ndodhi në ndeshjen Mali i Zi-Rusi? Në minutën e parë u godit me fishekzjarrë portieri rus Akifejev, ndërsa arbitri pas një ndërprerje vendosi të rifillojë sërish loja, por në pjesën e dytë në të 68’ u ndërpre përfundimisht pas përsëritjes së incidenteve. Në analogji me rastin e ndeshjen Serbi-Shqipëri, ku u hodhën fishekzjarrë në fushë, u dhunuan lojtarët shqiptarë dhe koret raciste gjatë gjithë ndeshjes ishin pa pushim nuk ishin argument për Disiplinën dhe Apelin në UEFA për t’i dhënë të drejtë Shqipërisë Ndërkohë fitorja me Armeninë ka ngjitur Kuqezinjtë 4 poziocione në klasifikimin e FIFA-s për muajin prill. Kombëtarja tani është e 57-ta në botë në kuotën e 575 pikëve. Me triumfin e arritur në Elbasan Arena ekipi i drejtuar nga Gianni De Biasi ka marrë 18 pikë. Nga kundërshtarët në Grupin I kualifikues të Euro 2016 më poshtë se Shqipëria është vetëm Armenia që ndodhet në vendin e 77-të. Pavarësisht disfatës ekipi armen është 2 shkallë më lart në renditje nga muaji mars. Serbia është e 44-ta, duke 4 humbur vende. Portugalia dhe Danimarka kanë mbrojtur pozicionet e tyre. Ekipi portugez qëndon në 10 më të mirët duke u renditur i shtati, ndërsa ai danez është i 28-ti. Shqipëria rekordin e ka korrik të 2013 nën drejtimin e trajnerit aktual Gianni De Biasi ku u klasifikua e 37-ta.