Komisioni i Disiplinës në UEFA ka shpallur këtë të martë vendimin për ndeshjen Kukësi-Legia e Varshavës, pas incidenteve të shënuara në stadiumin “Qemal Stafa”, mbrëmjen e 30 korrikut të këtij viti. Komisioni i Disiplinës ka vendosur që ndeshja e parë të jepet në favor të skuadrës polake, me rezultatin 3-0.

Gjithashtu, skuadra shqiptare është gjobitur me 70 mijë euro, ndërsa në dy kompeticionet e ardhshme të Europës do të jetë e detyruar t’i luajë ndeshjet pa tifozë. Takimi i luajtur në Tiranë u pezullua kur rezultati ishte 1 me 2 për Legian e Varshavës, pasi Nemanja Nikolic shënoi në pjesën e parë, Moreira barazoi në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa Rzezniczak shënoi vetëm disa sekonda më vonë. Ndeshja u ndërpre në minutën e 52-të, për shkak të një sendi të fortë të hedhur në fushën e lojës nga tifozët, në shkallët e stadiumit. Asistenti i gjyqtarit kryesorit, Stefan Klossner raportoi për një gur të hedhur, që goditi një prej lojtarëve polakë.

Artikulli paraprakGJËNDET TRUPI I PAJETË I 14 VJEÇARIT TË MBYTUR NË LUMË
Artikulli tjetërBRITANIA E MADHE, FORCON MASAT PËR EMIGRANTËT