Nuk kanë fund problemet për Galatasaray-n.

Pas eliminimit nga Europa League nga Lazio, klubi turk është ndëshkuar nga FIFA për mosrespektim të “fair play financiar”. Kjo do t’i kushtojë klubit të njohur plotë 1 vit mungesë në kompeticionet europiane. Aktualisht Galatasaray edhe kështu siç është jashtë zonës që e dërgon në garat evropiane, pasi zë vendin e pestë në renditjen e Superligës turke, me 37 pikë, dy më pak se Istanbul Basaksehir, që zë vendin e katërt. Në këtë mënyrë Galatasary nuk do të jetë në Europa League sezonin e ardhshëm edhe nëse e përfundon sezonin në vendin e tretë.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSËRISH NDRYSHIME NË QEVERI, NDRYSHOJNË 5 ZV/MINISTRA
Artikulli tjetërBASHA: NESËR MUND TË BLLOKOJMË SEANCËN E KUVENDIT