
Të paktën një shqiptar arriti të marrë një çmim në Euro 2016, edhe pse nuk luan për kombëtaren e Shqipërisë.
Goli i Xherdan Shaqirit ndaj Polonisë është përzgjedhur goli më i bukur i Euro 2016 nga paneli i UEFA-s i përbërë nga 13 emra të njohur të futbollit. Në panel bënin pjesë emra të njohur si Sir Alex Ferguson e David Moyes. Pas Shaqirit goli më i bukur ishte ai i Hal Robson-Kanus ndaj Belgjikës e më pas ai i Dimitri Payet ndaj Rumanisë. “Mbikëqyrësit kanë admiruar jo vetëm aftësitë akrobatike të Xherdan Shaqirit por edhe kontaktin e tij me topin. Ishte gol i jashtëzakonshëm dhe një nga momentet kyçe të Euro 2016”, thuhet në vlerësimin e panelistëve






