Franca nuk mundi që të triumfonte në finalen ndaj Portugalisë, e cila përfundoi 1-0 në favor të luzitanëve, por kjo nuk ka ndikuar në vlerësimet individuale.

Antoine Griezmann është shpallur lojtari më i mirë i “Euro 2016”. Së bashku me këpucën e artë Griezmann ka fituar edhe trofeun si lojtari më i mirë i eventit të 15-të të Kampionatit Europian. Griezmann ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 2 asiste ndërsa në këtë garë ka mposhtur Cristiano Ronaldon. Ai do të jetë edhe kandidatë për “Topin e Artë”, por portugezi është dukshëm favorit.