UEFA ka zyrtarizuar sot listën përfundimtare të kandidaturave për postin e Presidentit të UEFA-s dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që do të zgjidhen në Kongresin e 47-të të zakonshëm të UEFA-s. Kongresi do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë më datën 5 prill 2023.

UEFA bën me dije se të gjithë kandidatët iu nënshtruan një kontrolli të përshtatshmërisë të kryer nga një komitet zgjedhor i përbërë nga anëtarë të Komitetit të Qeverisjes dhe Pajtueshmërisë së UEFA-s dhe të gjithë e kaluan me sukses këtë kontroll të përshtatshmërisë.

Në garë për t’u rizgjedhur si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili garon për një mandat të dytë. Janë 13 kandidatë që do të garojnë për 9 vende e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Kandidati i vetëm për postin e Presidentit të UEFA-s është Aleksandër Ceferin, i cili pritet të rizgjidhet në këtë post për një tjetër mandat.

a) Kandidati për postin e presidentit të UEFA-s (për një mandat 4-vjeçar):
Mbiemër Emër Vendi
1. Čeferin* Aleksander Sllovenia
* kandidim për rizgjedhje

b) Kandidate për një pozicion femër si anëtare në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s (për një mandat 4-vjeçar):
Mbiemër Emër Vendi
1. McAllister Laura Uells
c) Kandidatët për shtatë pozicione anëtarësh në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s (për një mandat 4-vjeçar – në rend alfabetik):
Mbiemër Emër Vendi
1. Christensen* Jesper Møller Danimarkë
2. Diallo Philippe Francë
3. Duka* Armand Shqipëri
4. Fousek Petr Republika Çeke
5. Klaveness Lise Norvegji
6. Kobiashvili Levan Gjeorgji
7. Pavelko* Andrii Ukrainë
8. Petrie Rod Skoci
9. Quaderer Hugo Lihtenshtejn
10. Rubiales* Luis Spanjë
11. Vassallo Björn Maltë
* kandidim për rizgjedhje

d) Kandidat për një pozicion si anëtar në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s (për një mandat 2-vjeçar):
Mbiemër Emër Vendi
1. Watzke Hans-Joachim Gjermani

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDEBATI PËR MCGONIGAL, BALLA: U VENDOS ME DATË 2 MARS PËR SHKAK …
Artikulli tjetërPRESIDENTI BEGAJ NË KOSOVË PËR 15-VJETORIN E PAVARËSISË, NIS TAKIMI ME KRYEMINISTRIN ALBIN KURTI