Universiteti Europian i Tiranës, në bashkëpunim me kompaninë primus property, organizoi një trajnim profesional mbi ndërmjetësimin e pasurive të paluajtshme në qytetin e Shkodrës.
Ky trajnim kishte si qëllim rritjen e aftësive profesionale të pjesëmarrësve dhe përmirësimin e performancës së tyre në shërbimin ndaj klientëve.
Administratori i Primus Property, Ormir Kacerja, theksoi rëndësinë e këtij trajnimi si një zhvillim profesional të vlefshëm në tregun e pasurive të paluajtshme, duke nënvizuar nevojën për përditësimin e njohurive dhe standardeve në këtë sektor dinamik.
Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit u pajisën me çertifikata, si dëshmi e angazhimit të tyre për zhvillim profesional dhe përmirësim të vazhdueshëm në fushën e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakLIQENI I SHKODRËS DREJT UNESCO-S
Artikulli tjetërPROMOVOHET LIBRI “PËRMENDORJA E KUJTESËS”