
Kjo familje në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës është e rrethuar nga ujërat e zeza, të cilat gjatë reshjeve të shiut depërtojnë edhe brenda shtëpisë. Kjo situatë vijon prej shumë vitesh, duke u kthyer në një shqetësim serioz për këtë zonë.
Bllokimi i kanalizimeve ka krijuar këtë problematikë, ndërsa pavarësisht ankesave të vazhdueshme, Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve nuk ka marrë asnjë masë për t’i dhënë zgjidhje këtij shqetësimi, i cili po rrezikon edhe shëndetin e qytetarëve.
Përballë pranisë së vazhdueshme të ujërave të zeza, të cilat kanë krijuar ndotje të madhe në lagjen “Skënderbeg”, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente, pasi në këto kushte shëndeti i tyre dhe i fëmijëve është i rrezikuar çdo ditë.






