Ka përfunduar procesi i marrjes në dorëzim të ujësjellësave fshat nga ndërmarrja e ujësjellës kanalizime qytet.

Një gjë të tillë e bën të ditur drejtori i ujësjellësit qytet në Shkodër Mark Molla. Gjatë procedurave për marrjen në dorëzim drejtori Molla lë të kuptohet se ka patur disa vështirësi të krijuara nga ujësjellësi fshat. Pavarësisht se marrja në dorëzim duhej të kryhej brenda 2016-ës, drejtori Molla shprehet se kanë kaluar vetëm pak muaj.

Drejtori Molla jep një përgjigje edhe për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Velipojë që u kthye në debat mes ministrit të jashtëm Ditmir Bushati dhe kryebashkiakes Voltana Ademi duke thënë se do të merret shumë shpejt në dorëzim. Pak ditë më parë u bënë disa ndërhyrje për të përmirësuar ujësjellësin në Qafë Shtigjen që furnizon me ujë Velipojën ndërsa pas marrjes në dorëzim të impiantit të ujërave të zeza situata për pushuesit dhe banorët në Velipojë përmirësohet.

Artikulli paraprak“VARREZAT E DËSHMORËVE”, BANORËT KËRKOJNË INVESTIME
Artikulli tjetërTRAJNIM PËR ZGJIDHJEN E KONFLIKTEVE DHE PAQEN