Punimet në ujësjellësin e Bardhajve po vijojnë me ritëm të shpejtë .
Në një pjesë të këtij fshati është bërë i mundur instalimi i rrjetit të tubacioneve ndërsa tubat janë vendosur edhe pranë banesave
Ndërsa puna po vijon edhe në hapjen e kanalizimeve të reja në brendësi të kësaj zone
Banorët e Bardhajve shpresojnë se pas përfundimit të projektit, furnizimi me ujë i fshatit do të jetë më i rregullt dhe i qëndrueshëm.
Në total, janë parashikuar rreth 800 lidhje familjare në Bardhaj e Bleran ku uji do të ofrohet në parametra cilësorë dhe do të jetë i bollshëm 24 orë duke i dhënë kështu fund kalvarit të mungesës së ujit të pijshëm për zonën e Bardhajve dhe Bleranit.
Sipas planit të punimeve, pritet që faza aktuale të përfundojë brenda disa muajsh, ndërsa investimi përfshin gjithashtu rikonstruksionin e rrjetit të vjetër dhe ndërhyrje në zonat ku ishin probleme me rrjedhjet ose dëmtimet.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, VRITET ME ARMË ZJARRI 34 VJEÇARI
Artikulli tjetërPSE MALAZEZËT BËJNË PAZAR NË SHKODËR ?