Qendra e qytetit të Shkodrës pritet që të mos përmbytet më sa herë ka reshje të dendura shiu.

Ditët e fundit ndërmarrja e ujësjellës qytet ka nisur një investim që konsiston në vendosjen e tubacioneve nga fillimi i pedonales “Kolë Idromeno” dhe në vijimësi sepse më parë nuk ekzistonin. Ky investim dhe kjo ndërhyrje e ndërmarrjes së ujësjellësit po bëhet në mënyrë që të eleminohen përfundimisht përmbytjet në pjesën më kryesore të qytetit. Edhe në pjesë të tjera të qytetit pritet që të bëhen ndërhyrje nga ndërmarrja e ujësjellësit qytet për të përmirësuar jo vetëm shkarkimin e ujrave por edhe furnizimin me ujë të pijshëm.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“EURO 2016”, TRIUMFON PORTUGALIA
Artikulli tjetërJUBAN, MOTORÇIKLETA PERPLAS 73 VJECARIN ME BICIKLETE