Teksa kundërsulmi në lindje të vendit vazhdon ende, Ukraina ka marrë fshatin e saj të parë në Luhansk, duke refuzuar të ngadalësojë pasi ka rrëmbyer mijëra milje nga duart e ushtrisë ruse.

Vendi i pushtuar tha se trupat e tij kanë marshuar më në lindje në territorin e braktisur kohët e fundit nga Rusia pas fushatës së saj gjashtëmujore, duke i hapur rrugën një sulmi të mundshëm ndaj forcave okupuese të Moskës në rajonin e Donbasit, ndërsa Kievi kërkon më shumë armë perëndimore.

Fshati shtrihet reth 12 milje larg qyteteve Lysychansk dhe Severdonestsk, rajone që Rusisë iu deshën pesë muaj për të pushtuar, me ushtrinë ukrainase që deklaroi synimin e saj për të rimarrë të gjithë Luhanskun, pjesa më e madhe e të cilit është pushtuar që nga viti 2014.

“Okupatorët janë qartazi në panik”, tha presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në një fjalim televiziv të hënën vonë.

Artikulli paraprakQEVERIA E KOSOVËS PARALAJMËRON REDUKTIME TË ENERGJISË NË DIMËR, NDALOHET EKSPORTI I PELETIT
Artikulli tjetërDREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT VIZITË “BLIC” NË SHKODËR. QËLLIMI KRYESOR ZBARDHJA E VRASJES SË 19-VJECARIT ERJON XHENJE