Në Ukrainë ka shpërthyer një valë e re infektimesh e COVID-19. Sipas autoriteteve në Ukrainë janë regjistruar 23 mijë e 785 raste të reja dhe 614 të vdekur.

Kjo është shifra më e lartë e rasteve dhe vdekjeve që nga fillimi i pandemisë. Që nga maji në Ukrainë numri i rasteve kaloi në rënie, ndërsa në shtator filloi sërish rritjen, kjo edhe për shkak të uljes së temperaturave.

Edhe dje në Ukrainë u regjistruan 22.415 raste dhe 546 vdekje duke shënuar shifrat më të larta ditore. Edhe në procesin e vaksinimit arrihet shifra më lartë me rreth 270 mijë vaksinime në ditë. Numri gjithsej i personave të vaksinuar në vend ka arritur në 8.557.659.

Artikulli paraprakUSHTARI I RI I FSK-SË SHKON ME UNIFORMË TEK VARRI I BABAIT, PËRLOT ME FJALËT PËR TË
Artikulli tjetërPFIZER THOTË SE VAKSINA E SAJ PËR COVID-19 ËSHTË MBI 90 PËR QIND EFEKTIVE TEK FËMIJËT