DY DUPUTETË RRIHEN NË GRUSHTA PËR MOSPAJTIM PËR NJË PROJEKT-LIGJ. Rrahjet në Parlamentin e Ukrainës janë gjë pothuajse e zakonshme, pasi shpesh nga Kievi vijnë pamje se si deputetët përdorin grushte kundër njëri-tjetrit.

Dy ligjvënës ukrainas janë grushtuar mes në ndërtesën e Parlamentit në  12 shkurt, pas mospajtimit që patën rreth një projekt-ligji për pronësinë e tokave. Forcat e sigurimit në ndërtesë kanë ndërhyrë për të ndërprerë rrahjen ndërmjet Yehos Sibolyev dhe Vladym Ivchenko. Kryetari i parlamentit ka shqiptuar ndëshkimin për të dy ligjvënësit, me pezullim nga pjesëmarrja në pesë seancat e radhës të parlamentit ukrainas.