SEPARATISTËT PRO RUS, PO MBAJNË ZGJEDHJE NË DY REPUBLIKA.Separatistët rusë në Ukrainën lindore po mbajnë sot në 2 republikat e vetëshpallura në Donetsk dhe Luhansk zgjedhjet e cilësuara nga perëndimi si ‘të paligjshme’ dhe me shumë gjasa do të nxisin tensionet midis Perëndimit dhe Rusisë.

SHBA dhe BE-ja thonë se nuk do të njohin zgjedhjet, ndërsa Rusia ka dhënë mbështetjen e saj.Të paktën 7 ushtarë janë vrarë që nga e premtja mes përleshjeve të intensifikuara në rajon. Rajonete Donetskut dhe Luhanskut u morën nën kontroll nga separatistët pas disa muaj luftimesh të cilat përfunduan me marrëveshjen e një armëpushimi të brishtë që u vendos më 5 shtator.Udhëheqësit rebelë pretendojnë se republikat e tyre të vetëshpallura nuk janë të detyruar t’i nënshtrohen ligjeve të Ukrainës, veçanërisht pjesëmarrjen në zgjedhjet elektorale të një javë më parë. “Këto zgjedhje janë të rëndësishme për shkak se ato do të na japin legjitimitet për fuqinë tonë si dhe na mundësojnë një distancë nga Kievi”, tha shefi i komisionit zgjedhor të Donetskut.Një ditë më parë, kancelarja Angela Merkel i tha presidentit rus Vladimir Putin se zgjedhjet janë ilegjitime dhe nuk do të njihen nga Europa. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/SYhuc-mNGgU?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakRAMA VLERËSON AKSIONIN E OSHEE
Artikulli tjetërHIGJENA NË SHKOLLA, PËRMIRËSIMET VAZHDOJNË