Pas njoftimit që morëm nga ana e banorëve dhe drejtuesve të rastësishëm të automjeteve, grupi i gatishmërisë i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime sh.a konstatoi një defekt në By Pass-in e Shkodrës në drejtimin nga hyrja e qytetit të tek bustit të 5 Heronjve të Vigut, disa metra pa mbërritur tek busti.

Çarja e një tubi nëntokësor dhe për pasojë rrjedhja e ujit me presion ka gërryer asfaltin duke krijuar një gropë të rrezikshme për përdoruesit e rrugës.

Menjëherë u morën masat e nevojshme për të parandaluar aksidente të mundshme rrugore në aksin e By Pass-it duke bërë bllokimin e njërit kah të këtij segmenti ndërsa qarkullimi është devijuar në kahun e djathë.

Ndërkohë ka nisur puna për riparimin e këtij defekti deri në normalizimin e plotë të situatës.

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve përreth në rast se do të ketë reduktim të ujit të pishëm apo ndërprerje të furnizimit me ujë.

Nga ana tjetër falenderojmë banorët, drejtuesit e automjeteve, policinë vendore Shkodër si dhe Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike të Bashkisë Shkodër për njoftimin, ndërhyrjen në kohë dhe bashkëpunim.

Artikulli paraprakZBARDHET DISKUTIMI NË SHTËPINË E BARDHË
Artikulli tjetërMUNGOI NË PROTESTË, REAGON BERISHA: NDAJ ISH-KRERËVE TË UÇK S’KA ASNJË PROVË