
Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime e qarkut Shkodër realizoi një ndërhyrje në qytetin e Pukës ku grupet e punës bënë të mundur në zonën e “Frigoriferit” në afërsi të lagjes “Zezaj”, zëvendësimin e rrjetit të amortizuar të ujësjellësit. Kjo situatë probkematike vijonte prej vitesh ndërsa kishte kërkesa të vazhdueshme të banorëve për ndërhyrje.
Pas ndërhyrjes, UKSH sh.a zëvendësoi tubacionin me një gjatësi 100 metër linear.
Sipas përgjegjësit Gjoni, ky tubacion shërben për furnizimin me ujë të pijshëm për 20 banorë në zonën e “Frigoriferit”.
Në bashkinë Pukë janë 1820 abonentë që kanë kontrata me shoqërinë rajonale të ujësjellës kanalizime të qarkut Shkodër për të cilët tashmë kanë nisur ndërhyrjet për riparimin e defekteve dhe zëvendësimin e rrjeteve të amortizuara të furnizimit me ujë të pijshëm.