Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime në Shkodër në bashkëpunim me ndërmarrjen e shërbimeve publike të bashkisë kanë nisur punën për vënien në efiçencë të plotë të kolektorit për evadimin e ujrave të bardha në qendër të qytetit. Kjo ndërhyrje shprehet kryeinxhinieri i ujësjellësit Lazër Pema do të bëjë që në rastet e reshjeve të dendura të shiut të mos ketë më përmbytje në një prej akseve kryesore të Shkodrës.

Përmbytja në qendër të Shkodrës nga reshjet e shiut ka qenë përherë një shqetësim. Ky investim në kolektor i ujësjellësit me mbështetjen e bashkisë zgjidh përfundimisht këtë problem shprehet kryenxhinieri Pema.

Ndërhyrja për normalizimin e rrjetit nëntokësor në këtë kolektor është në një gjatësi prej afro 200 metër. Shoqëria rajonale e ujësjellësit dhe ndërmarrja e shërbimeve publike të bashkisë Shkodër po punojnë me intensitet për ta përfunduar sa më parë me qëllim përmirësimin e situatës ujëmbledhëse.

Artikulli paraprakEGNATIA MPOSHT VLLAZNINË NË SHKODËR
Artikulli tjetërBASKET, BESËLIDHJA FITON NDAJ VLLAZNISË