Kandidati i PD, në Qarkun e Shkodrës Gjokë Uldedaj është ndalur në Rranxa në një takim me banorë të kësaj zone.

Ai ka ftuar votuesit që të mos bien pre e mashtrimeve të shit blejrjes së votës dhe lëvizjeve boshe të partive të vogla të cilat nuk kanë asnjë mundesi të përfaqësohen në parlament. Nga ana tjetër, Uldedaj ka garantuar se me qeverinë Basha, banorët e prekur nga përmbytjet do të dëmshpërblehen brënda vitit 2017-të.