Çmimet globale të grurit kanë rënë ndjeshëm, pasi Ukraina dhe Rusia ranë dakord për të zgjatur marrëveshjen për dy muajt në vijim. Kontratat e së ardhmes së grurit në Bordin e Tregtisë së Çikagos ranë 2% në 6,12 dollarë për buhel (njësia matëse për drithërat). Çmimet kanë rënë 23% që nga fillimi i vitit dhe 57% që kur arritën nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 14,30 dollarë për buhel në mars të vitit të kaluar.

“Këto marrëveshje kanë rëndësi për sigurinë globale të ushqimit. Produktet ukrainase dhe ruse ushqejnë botën”, tha António Guterres, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Marrëveshja e grurit, e nënshkruar për herë të parë në korrik 2022, do të skadonte sot, por zyrtarët turq, rusë dhe ukrainas thanë të mërkurën se do të zgjatej edhe për dy muaj të tjerë. Rusia kishte kërcënuar më parë se do të tërhiqej nga marrëveshja, duke u ankuar për një marrëveshje të lidhur me OKB-në për të lehtësuar dërgesat e grurit dhe plehrave ruse.

Artikulli paraprakESCOBAR: KOSOVA DUHET TË THEMELOJË ASOCIACIONIN, NA HAP RRUGË PËR …
Artikulli tjetërKUSHI: NXISIM PËRFSHIRJEN E STUDENTËVE NË PROJEKTE KËRKIMORE-SHKENCORE