Një nga vendimet e para që ndërmerr Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion pas krijimit të saj ose SPAK siç njihet ndryshe është pushimi i çështjes penale ndaj tre gjyqtarëve që pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin duke e kthyer dënimin me burg të përjetshëm në 25 vite burgim. Mes emra të tre gjyqtarëve për të cilët tashmë SPAK ka pushuar çështjen është edhe gjyqtari i apelit të Shkodrës Aleks Nikolli. Gjyqtari i Shkodrës

bashkë me dy gjyqtarët e tjerë Skënder Damini dhe Petrit Aliaj i shpëtojnë këtij hetimi pasi për ta SPAK nuk ka gjetur elementë të veprës penale duke pushuar kështu çështjen. Hetimi ndaj tyre ishte për korrupsion por këto akuza nuk u provuan. Dritan Dajti është i akuzuar për vrasjen e 4 policëve në 2009-ën ndërsa i shpëtoi burgimit përjetë kur gjykata e apelit për krime të rënda pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi përfundimisht me 25 vite burg. Nga 5 gjyqtarët në këtë proces Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli i gjykatës së

apelit në Shkodërvotuan pro pranimit të gjykimit të shkurtuar për Dritan Dajtin ndërsa dy gjyqtarët e tjerë Lindita Hoxha po nga apeli i Shkodrës dhe Fuat Vjerdha asokohe kryetar i gjykatës së apelit Shkodër tashmë i shkarkuar nga Vettingu votuan kundër duke kërkuar dënimin përjetë të akuzuarit. Për Dritan Dajtin prej 10 vitesh u shtynë seancat gjyqësore

derisa gjykata e shkallës së parë për krime të rënda e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 policëve në Durrës. Pas katër dënimesh të përjetshme nga krimet e rënda apeli e uli në 25 vite duke pranuar gjykimin e shkurtuar. Ministrja e Drejtësisë kërkoi hetim për tre gjyqtarët ndërsa kryeministri Rama e cilësoi si akt kriminal. Prokuroria bëri rekurs në gjykatën e lartë kundër këtij vendimi dhe tre gjyqtarëve iu bë kontroll në banesa dhe pas

afro 2 vitesh Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion pushon çështjen ndaj këtyre gjyqtarëve. Megjithatë këta gjyqtarë kanë edhe një provë tejet të rëndësishme sepse ende nuk e kanë kaluar procesin e Vettingut dhe duhet pritur se çfarë do të ndodh. Ndërkohë që 2020-ta sa i përket Vettingut do të nisë me Besnik Canin, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Arben Dollapaj prokuror i Apelit në Shkodër, Izet Kadana kryetar i gjykatës në Pukë dhe Admir Belishta kryegjyqtari i Korçës. Të gjithë këta emra do të dalin në Kolegjin e Apelimit për të cilët ka ankimuar Komisioneri Publik dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorit, ONM.