Ditën e sotme pritet një mot herë pas herë i paqëndrueshëm gjatë gjithë ditës pothuajse në të gjithë territorin. Sipas MeteoAlb vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore karakterizojnë kushtet e motit në territorin shqiptar. Reshjet do të jetë më të dendura në veri dhe në qendër.

Ndërkohë që orët vijuese mbeten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, situatë e cila do të vijojë deri mëngjesin e së martës. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.