Temperaturat e ulta kanë shtuar numrin e pacienteve me probleme kardiake në spitalin rajonal të Shkodrës. Mjeku kardiolog Edi Smajli tregon se çdo ditë paraqiten rreth 50 pacientë në ditë për të marrë ndihmë mjekësore. Më të rrezikuarit nga ulja e temperaturave por edhe virozat e stinës mbeten të moshuarit.

Temperaturat e ulta mund të sjellin atak kardiak jo vetëm tek të moshuarit por edhe tek të rinjtë.

Kardiologu Smajli kërkon kujdes nga moshat e treta, ndërsa rekomandon të shmangen daljet në orët e para të mëngjesit.

Ulja e temperaturave rrit rriskun e sëmundjeve kardiovaskulare, veçanërisht për pacientët që vuajnë nga këto sëmundje ndaj kujdesi duhet të jetë I shtuar.

 

Artikulli paraprakVLLAZNIA DHE BASHKIA SHKODËR NDEROJNË BIZIN, HOMAZHE NË “LORO BORIÇI”
Artikulli tjetërDËMTOHEN LINJAT ELEKTRIKE DHE INTERNETIT NË RRUGËN SHËNGJIN-RANA E HEDHUR