Ndër vite Shiroka është shfrytëzuar gjatë sezonit të verës si një plazh për shkodranët të cilët largohen nga zhurma e qytetit për të kaluar disa orë pushimi. Pavarësisht frekuntimit të rregullt të një pjese të vogël të qytetarëve çdo vit dhe më shumë vihet re një ulje e numrit të pushuesve në Shirokë. Sipas qytetarëve në Shirokë mungojnë kushtet minimale që një plazh mund të ketë.

Nëse institucionet përgjegjëse do të punonin më shumë në mirëmbajtjen e këtij plazhi të Shirokës do të kishte më shumë pushues.

Vetëm 9 kilometra larg nga qendra e qytetit, Shiroka është një nga pikat turistike më të frekuentuara nga qytetarët e Shkodrës por edhe nga vizitorë vendas dhe të huaj.