Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjell një rritje te numrit te fëmijëve ne Pediatrinë e Spitalit Rajonal të Shkodrës.

Numri me i larte vizitave shënohen në terapitë ditore por nuk mungojne edhe rastet qe kerkojne mjekim te mëtejshëm ne ambientet e pediatrisë. Shefja e këtij reparti Greta Naraci thotë se ne dite paraqiten rreth 45 femije kryesisht me viroza te stinës qe sjellin te vjella apo temperature te larte. Ndërsa lidhur me mungesen e medikamenteve, drejtoresha Naraci thote se ky repart nuk ka probleme për sa I përket pajisjes me medikamentet kryesore , ndonëse ajo nuk mohon se ne disa raste familjaret e te vegjëlve detyrohen qe ndonjë medikamentet kualitativ ta blejnë ne farmaci.Sipas Naracit kjo situate eshte normale ne ketë periudhe, por prindërit duhet te mbajnë nen kontroll te vazhdueshem fëmijët dhe nëse shohin gjendje te renduar shendetesore, te drejtohen menjëherë tek mjeku i familjes e me pas ne qendrat .