Ministria e Punëve të Brendshme, nisur nga parashikimet për ulje të ndjeshme të temperaturave në ditët në vijim në gjithë territorin e vendit, këshillon qytetarët e veçanërisht drejtuesit e mjeteve, të bëjnë kujdes sidomos gjatë qarkullimit në akset më problematike. 

Moti pritet të jetë me vranësira e rreshje të dobëta shiu dhe dëbore, si dhe ulje të theksuar të temperaturës (kryesisht në orët e pasmesnatës dhe të mëngjesit), e cila në zonat malore pritet të shkojë nga -12°C deri -15°C.Ulja e temperaturave do të shoqërohet me ngrica të theksuara, të cilat në akset rrugore mund të krijojë probleme në qarkullimin e mjeteve dhe të bëhet shkak për aksidente rrugore. Ne qarkun e Shkodres behet me dije se me teper kujdes duhet treguar ne akset :
Akset kombëtare rrugore ku duhet treguar më tepër kujdes:
Pukë – Qafë Mali – Fierzë – B.Curri – Valbonë;
B.Curri – Qafë Morini; Rruga e Kombit;
Milot – Rëshen – Kukës – Qafë Morinë;
Kukës – Kalaja e Dodës; Kukës – B.Curri.
Shkodër – Koplik – Hani i Hotit; Koplik – Theth;
Shkodër – Tamarë-Vermosh; Pukë – Fushë Arrëz – Iballë.
Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional në rast emergjencash civile, Prefektët e qarqeve (në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale të Rrugëve Kombëtare dhe Policinë Rrugore) do të inspektojnë gatishmërinë e mjeteve e forcave në depozitimin e kripës dhe granileve në segmentet problematike dhe mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare nga ana e subjekteve të kontraktuara.  MPB konfirmon se do të ketë masa ndëshkuese ndaj subjekteve që nuk përmbushin detyrimet kontraktuale, si dhe ndaj drejtuesve të Degëve Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Rrugëve për mosushtrim kompetencash në mosrealizimin e detyrave të ngarkuara në aktmarrëveshjet kontraktuale me subjektet private.