Ulja e temperaturave ka ndikuar në përshpejtimit të procesit për shuarjen e flakëve. Aktualisht, në 24 orët e fundit janë raportuar 20 vatra aktive nga të cilat janë fikur 19 prej tyre.

E vetmja vatër aktive është në fshatin Shetaj të Durrësit i cili sipas njoftimit të Emergjencave Civile vijon të jetë aktiv or me intensitet të ulët.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar vatrat

në fshatin Mal Bardhë dhe Skuraj, bashkia Kurbin;
në vendin e quajtur “Pashallare”, në fshatin Tunjë, bashkia Gramsh;
tek ish fabrika e tullave, midis lagjes “Nr.7” dhe lagjes “Nr.9”, të bashkisë Durrës;
në lagjen “Shën Vasil” bashkia Himarë;
në lagjen “Vanë”, bashkia Delvinë;
në vendin e quajtur “Gjimoçik”, fshati Vajzë, bashkia Selenicë;
në lagjen “Babicë”, bashkia Vlorë;
në vendin i quajtur “Pigave Mesovun”, bashkia Delvinë;
në fshatin Miliska, bashkia Fushë-Arrëz;
në fshatin Reç, bashkia Malësi e Madhe;
në fshatin Arst, bashkia Fushë-Arrëz;
në njësinë administrative Rrethinat, bashkia Shkodër;
në fshatrat Plezhë dhe Shkjezë, bashkia Vau-Dejës;
në vendin e quajtur “Rrashkullaj”, bashkia Malësi e Madhe;
në fshatin Otllak, bashkia Berat;
në fshatin Arrëz, bashkia Dimal;
në fshatin Kozare, Kuçovë;
në fshatin Momël, bashkia Kavajë;
në fshatin Floq, bashkia Fier;

Aktualisht vatër aktive është në fshatin Shetaj në Durrës, kjo vatër vazhdon të jetë aktive me intensitet të ulët, vijon angazhimi i forcave të shërbimit zjarrfikës për izolimin e saj.

Artikulli paraprakKINA TEJKALON SHBA-NË SI LIDER BOTËROR NË KËRKIM SHKENCOR
Artikulli tjetërSHPYLLËZIMI I AMAZONËS NË NIVELE REKORD