Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda deklaroi sot se krahasuar me vitin 2025, për këtë vit regjistrohet ulje e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në territor, ndërsa theksoi se Shkodra mbetet qarku me riskun më të lartë në këtë drejtim.

Në konferencën me Departamentin e Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme të Italisë, për luftën kundër kultivimit të kanabisit gjatë vitit 2025, Proda vlerësoi modelin e suksesshëm të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve italiane.

Proda vlerësoi bashkëpunimin me Guardia di Finanza, që sipas tij, “prej shumë vitesh ka dhënë rezultate shumë pozitive”.

Proda siguroi se do të vazhdojnë investimet në teknologji dhe në forcimin e bashkëpunimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, në veçanti me Policinë italiane dhe me GDF-në që kryen monitorim nga ajri, sepse kjo është rruga e vetme që garanton sukses afatgjatë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHTYHET NË GJKKO SEANCA PËR KRISTJAN SHKRELIN
Artikulli tjetërGJYKATA E TIRANËS LË NË BURG GJON SHKAMBIN