Sipas MeteoAlb, Shqipëria gjatë paradites do të dominohet nga kthjellimet në pjesën më të madhe.

Por parshikohet që pas mesdite vranësirat e pakta të shfaqen në të gjithë Shqipërinë, ku pritet që herë pas here të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar reshje shiu të izoluara në zonat malore dhe pjesërisht në ultësirën perëndimore do të ketë momente të pakta me pika shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 35°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Artikulli paraprakHOROSKOPI PËR DITËN E SOTME, 28 KORRIK 2022
Artikulli tjetërNDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT, SHKARKOHET DREJTORI I KRIMIT TONIN VOCAJ, JA KUSH E ZËVENDËSON